Sporti

Valon Berisha darkon te Arbër Zeneli, ky i fundit i uron mirëseardhje te Reims

07/30/2020 21:07
nga:M K

Bashkëlojtarë te kombëtarja e Kosovës, tash edhe te skuadra e Reims.

Pas Arbër Zenelit, këtë verë, Valon Berisha u bë lojtari i dytë kosovar në kampin francez, ku nga “Olimpico” kaloi për 5 milionë euro, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se ish-anëtari i Fortuna Dusseldorfit do ta ket më të lehtë ambientimin, pasi aty është edhe Arbër Zeneli, i cili pritet ta ndihmojë shumë në këtë aspekt.

Madje, mitrovicasi po e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në vendbanimin e Zenelit dhe të familjes së tij, sot mysafir ka qenë Berisha.

Arbëri i uroi mirëseardhje te Reims, ndërsa foton e përbashkët nuk nguroi ta postojë në faqen zyrtare të rrjetit social “Instagram”.

View this post on Instagram

Welcome to Reims brother❤️

A post shared by Footballer ArberZ⚽️ (@azeneli10) on

/GazetaBlic/

09/25/2020 16:33

Lajm fantastik për kombëtaren e Kosovës