Cool

Vallëzimi i kësaj vajze është bërë hit në rrjete sociale

02/05/2019 09:01
nga:L I

Atmosfera e mirë në një klub nate në Glasgow të Skocisë, e bëri një adoleshente të vallëzonte në mënyrë shumë entuziaste.

Por, situata doli prej kontrolli, kur ajo nisi të rrotullohej me kokë poshtë, e trullosur nga lëvizjet e tepruara.

Kjo bëri që të mbetej në dysheme, e pafuqishme të ngrihej në këmbë dhe të qëndronte në takat e larta.

Pamjet që janë bërë virale, e tregojnë atë teksa e ndihmojnë të lëvizë, pasi të ketë kërcyer dhe bërë hapjen e këmbëve në një hapësirë të papërshtatshme.