Showtime

Me vallen e Rugovës, Rita Ora dëshmon vërtetë se është shqiptare!

02/18/2018 10:45
nga:E Sh

Ishte mysafire speciale për një dekadë të Pavarësisë së Kosovës, e cila këndoi disa këngë dhe hite mjaft të pëlqyera të saj, shkruan Gazeta Blic.

Por, ajo që e karakterizonte këtë mbrëmje ishte momenti kur Rita kërcente me vallen “Shota”, që e kishte bërë remix me këngën Black Widow, ku dëshmon vërtetë se është shqiptare.

Mbetet një koncert i paharruar me mbi 300 mijë njerëz të ftuar dhe një performancë unike e këngëtares Ora.

Vlen të ceket se pas përfundimit të koncertit, Rita u nis drejt e në Japoni për të realizuar një spot reklamues. /GazetaBlic./

12/13/2018 23:13

Mediat italiane kritikojnë gjyqtarin, Milani u eliminua pa të drejtë