Sporti

Valencia në finale pas 11 vitesh, tifozët ndezin qytetin kur parakalojnë heronjtë e tyre

03/01/2019 08:17
nga:M K

Valencia mposhti Real Betisin me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së kthimit të Copa Del Rey.

Duke i’u “falenderuar” rezultatit të ndeshjes së parë, 2-2, “lakuriqët” u kualifikuan në finale pas plotë 11 vitesh, shkruan GazetaBlic.

Pikërisht në vitin 2008, Valencia e ka fituar titullin e fundit në histori të klubit, ku në finalen e Kupës së Mbretit mposhtën Getafen me rezultat 3-1.

Në ndeshjen e mbrëmshme, “Mestalla” gumëzhinte nga përkrahja e parezervë e tifozëve, ani pse mysafirët andaluzianë ishin dukshëm më të mirë.

Por një gol i braziliano-spanjollit Rodrigo në minutën e 56-të ndryshoi gjithçka, me djelmoshat e Marcelinos që siguruan finalen, atje ku i pret “ferri” përballë Barcelonës së Valverdes.

Finalja e madhe do të zhvillohet me 25 Maj në “Estadio Benito Villamarin”.

Më poshtë i keni pamjet nga atmosfera pas fitores.

/GazetaBlic/

08/24/2019 16:04

Arban Abrashi emërohet Sekretar Organizativ i LDK-së