Sporti

Valencia mposht Levanten në derbi

02/11/2018 22:54
nga:Lorik J

Valencia është rikthyer te fitorja,teksa ka mposhtur në derbi Levanten me rezultatin 3-1. Skuadra e Marcelinos dominoi takimin, ndonëse rezultatin e vendosi vetëm në pjesën e dytë, pasi 45-minutëshi i parë përfundoi në barazim 1-1.

Nga ana tjetër Levante nuk arriti të përsërisë ndeshjen me Realin, duke u dorëzuar dhe mbetur pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Edhe në këtë takim,ashtu si në atë të javës së parë me Realin, Armando Sadiku nuk u grumbullua nga trajneri i Levantes, duke u detyruar ta shikojë ndeshjen nga stoli.ss

11/27/2019 19:44

Mbyllen pjesët e para në dy nga tetë ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve