Sporti

Valencia interesohet për yllin e Real Madrid

12/05/2017 12:03
nga:Y.K

Trajneri i Valencias, Marcelino ka dhënë një intervistë për Radio Marca ku nuk e mohoi interesimin e tij për Marcos Llorenten, por duke kujtuar fjalet e Zidane i cili pak ditë më parë tha se askush nuk do të largohet nga ekipi i tij.

“Llorente është një lojtar i shkelqyer, i cili po ka shumë pak mundësi. Do të shohim çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, u shpreh Marcelinho.

Përveç Llorentes, trajneri i Asturianëve foli edhe për situaten e Real Madridit në Kampionat duke u shprehur se ata do të reagojnë herët a vonë.

“Me siguri ata do të luftojnë deri në fund. Ata nuk janë në ritmin e duhur, por do të reagojnë”, deklaroi ai.

I pyetur për potencialin e skuadrës së Real Madridit, trajneri është bashkuar me rrjedhën e atyre që mendojnë se ky ekipi i Real Madridit është më i dobët se ai i sezonit të kaluar. Ai e arsyeton mendimin e tij me largimin e lojtarëve sic i quan ai me një potencial të madh si James e Morata.

“Po, unë mendoj kështu. Për mua, janë një ekip më i dobët sesa vitin e kaluar. Megjithatë, ata ende kanë një ekip të shkëlqyeshëm”, ka thënë Marcelinho.

Ndërkaq, sipas trajnerit spanjoll Barcelona është ajo që ka pak më shumë se të tjerët përparësi për ta fituar Kampionatin edhe pse thotë se një gjë e tillë është e vështirë për tu vlerësuar.

“Jemi ne, Barcelona, ​​Real Madridi, Atlético dhe Sevilla. Por mund ta konsiderojmë Barcelonen pak me shumë se të tjerët”, bëri të ditur Marcelinho.

Valencia aktualisht renditet në poziten e dytë të Kampionatit spanjoll me 31 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Barcelona në vendi e parë, ndërsa 3 me shumë se Real Madridi në vendin e katërt.

12/10/2017 11:17

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Do të bëhem më i mirë se ti