Lajme

Valë e re ikjesh nga Kosova? Dy autobusë me të rinj largohen nga vendi!

01/08/2019 20:28
nga:Gazeta Blic

Komuna e Kamenicës nga dita në ditë po zbrazët nga rinia dhe fuqia punëtore.

Sonte nga ora 21:30 është planifikuar nisja e dy autobusave me të rinj në drejtim të Kroacisë, për të siguruar vend pune.

Qazim Jashari, banor i kësaj komune ka deklaruar për televizionin T7 se sonte do ta përcjell djalin e vëllait të tij për Kroaci, në mungesë të vendeve të punës në Kosovë.

“Sonte niset djali i vëllait për Kroaci. Pagesat atje janë më të mira se sa këtu. Përveç tij kam edhe të afërm tjerë që kanë udhëtuar jashtë vendit”, tha Jashari.

Deri më tani janë rreth 800 të rinj që kanë marrë rrugën drejt vendeve të jashtme për një vend pune. Migrimi i tyre, raportohet se po bëhet në mënyrë legale, derisa thuhet se vendet e punës po i siguron një kompani ndërmjetësuese nga Kamenica.

Kronikën mund ta ndiqni nga minuta 2:00: