Lajme

Valdete Idrizi e bindur për fitoren në Mitrovicë, i dërgon porosi Agim Bahtirit

11/07/2017 20:50
nga:D.I

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi në intervistën dhënë për “Express”, ka thënë se ajo do të jetë fituese e zgjedhjeve të balotazhit në komunën e Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

Idrizi është shprehur e bindur se ajo ka ekipin më profesional në Mitrovicë si dhe ka përkrahjen e plotë të kryetarit Kadri Veseli.

“Me përkrahjen maksimale të lidershipit të partisë tjetër kam ekipin më profesionist në Mitrovicë.
Përkrahjen maksimale e kam edhe nga kryetari i Partisë”, ka deklaruar Idrizi.

Ajo më tej ka thënë se Agim Bahtirin nuk e munda dhe nuk do ta mund unë por qytetarët e Mitrovicës të cilët duan ndryshimin.

Kujtojmë se zgjedhjet e balotazhit do të mbahen me 19 nëntor, ndërsa për të parin e Mitrovicës po garojnë Valdete Idrizi PDK e Agim Bahtirin e AKR-së./GazetaBlic.com/

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!