Lajme

Valdete Daka tregon se kur fillon numërimi i votave me kusht në Prishtinë e Prizren

11/26/2017 12:50
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në Qendrën e Numërimit të Rezultatave ka bërë të ditur se tash do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për Prishtinën e Prizrenin, raporton GazetaBlic.

“Në këto momente fillon numërimi i votave me kusht dhe me postë në Prishtinë dhe Prizren, në Prishtine do të 11 tavolina ndërsa në Prizren 7 tavolina”, ka deklaruar Daka.

Këto vota do japin rezultatin përfundimtar se kush do të jetë kryetarët e këtyre dy komunave.

Në Prishtinë kandidatë janë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Arban Abrashit të LDK-së.

Deri sa, në Prizren kandidatë janë Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj i PDK-së./GazetaBlic

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor