Lajme

Valdete Daka tregon se a është gati KQZ për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen të dielën

11/17/2017 12:13
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka folur për përgatitjen e KQZ për zgjedhjet e balotazhit, raporton Gazeta Blic. 

Daka tha se gjithçka është në rregull, përgatitjet kanë përfunduar.

Ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjë telashe gjatë kohës sa kanë qenë duke u përgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Nuk kemi telashe për fat të mirë gjithçka është në rregull, përgatitjet janë bërë. Se çka ndodhë të dielën nuk e dimë shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, ka deklaruar ajo për Gazeta Blic.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 22 tetorit, 19 komuna të Kosovës kanë shkuar në balotazh.

Ndërsa të dielën me 19 nëntor do të mbahet raundin i dytë i zgjedhjeve.

Balotazhi pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarët e rinj që do të udhëheqin me komunat e Kosovës./GazetaBlic.com

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor