Lajme

Valdete Daka tregon se deri ku ka shkuar procesi i përgatitjeve për zgjedhjet lokale!

10/13/2017 11:02
nga:A. R.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka treguar për ‘Gazeta Blic’ se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë në fazën e fundit.

Ajo tha se kanë mbetur vetëm edhe akreditimi i vëzhguesve dhe trajnimi i komisionerëve .

“Tash është faza e fundit, ka mbetur akreditimi i vëzhguesit, trajnimi i komisionerëve, por të gjitha këto do të përfundojnë gjatë javës së ardhshme”, tha Daka.

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit me 22 tetor.

12/02/2019 22:37

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve