Lajme

Valdete Daka jep përgjigjen finale për anëtarët e KQZ-së

03/29/2019 20:15
nga:A. R.

KQZ ka kuorum edhe pa anëtarët e PAN-it, kështu ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka

“Nuk kam kompetencë të vendosë për formulën e përfaqësimit në KQZ”,  ka thënë ajo në TV 21.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete DAKA, tha se KQZ është funksionalizuar me emërimin e tetë anëtarëve të rinj.

Ajo theksoi se përkundër faktit që mungojnë dy përfaqësues të koalicionit PAN, KQZ ka kuorum për të marr vendime.

Daka tha se nuk dëshiron të bëjë interpretime ligjore të emërimit të përfaqësuesve të partive politike sepse kjo çështje është në diskrecionin e Presidentit.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor