Lajme

Valdete Daka jep informacione të rëndësishme rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale!

09/27/2017 11:18
nga:A. R.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar për ‘Gazetën Blic’, se deri më tash të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar në rregull.

“Po çdo gjë është duke shkuar në rregull, përveç  informimit publik i cili është vonuar  pak për shkak të procedurave të zgjerimit”, deklaroi Daka për Gazetën Blic.

Daka më parë ka sqaruar se KQZ planifikon t’i ndajë rreth 4 milionë euro për zgjedhjet lokale.

“Ne po planifikojmë që t’i ndajmë rreth 4 milionë euro, por kjo varet nga rrethanat, por ende nuk mund ta dimë saktë se sa para do të shpenzohen”, përfundoi Daka.

Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit me 22 tetor./GazetaBlic.com/

 

12/15/2019 15:38

PSD jep detaje nga zgjedhjet e brendshme të partisë