Lajme

Valdete Daka hyn në kredi për të shkolluar djalin

06/12/2018 15:32
nga:A. R.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka posedon një pasuri të paluajtshme  mijëra eurosh së bashku me bashkëshortin e saj, njofton Gazeta Blic.

Në deklarimet që ajo ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shihet se, Daka ka një banesë e cila kap shifrën prej  63,000.00  euro, kjo banesë është blerë në vitin 2010.

Daka ka edhe një shtëpi pushimi, e cila arrin vlerën  73,000.00 euro, kjo shtëpi është nën pronësinë e bashkëshortit të Dakës.

Kryetarja e KQZ-së, ka deklaruar se ka edhe një veturë të tipit Hundai, vetura e Dakës kushton 12.700.oo euro.

Po ashtu, fëmijët e Valdete Dakës kanë një tjetër veturë e cila është BMW e cila arrin çmimin 7,200.00 euro.

Daka, ka edhe disa para në llogarinë e saj bankare, ajo ka 9,511.54 euro të kursyera në institucionet financiare. Por, pavarësisht kursimeve, Daka ka edhe një kredi prej  6,300.00 euro, sipas saj, kjo kredi është marrë për të shkolluar djalin.

Nga pozita e kryetares, Daka merr  31,980.00 euro në vit./Gazeta Blic./

Deklarimin e plotë të pasurisë e gjeni duke klikuar KËTU.

 

11/20/2019 17:40

Daka i njofton ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave me aktivitetet që po bëhen në QNR