Showtime

Vajzat e famshme shqiptare të cilat mbajnë sekret partnerin e tyre

05/27/2020 21:08
nga:N S

Të bukura të sukseshme dhe shpesh herë në qendër të vëmendjes, disa vajza të famshme shqiptare që i kemi ditur se nuk janë në ndonjë lidhje dashurie.

Më siguri se kanë pasur dikë në jetën e tyre por çështjen e dashurisë kanë vendosur ta mbajnë për vete, shkruan portali GazetaBlic.

Leonora Jakupi– Ajo është e lumtur në historinë e dashurisë, mirëpo asnjëherë se kemi kuptuar se kush është partneri i këngëtares. Ajo ka deklaruar në një intervistë kohë më parë se është në një lidhje prej vitesh dhe se mendon të martohet, mirëpo nuk ka dhënë detaje për personin që i ka marrë zemrën. Leonora Jakupi, është 40 vite dhe më shumë se 23 vite është pjesë e tregur muzikor shqiptar.

Agnesa Vuthaj-Për Agnesën mund të jetë shkruar ndonjë histori dashurie por ajo nuk e ka konfirmuar. Vuthaj, është një nga vajzat më të bukura shqiptare por më siguri se kohët e fundit për të më e rendësishme është karriera, gjithsesi kjo nuk do të thotë se ajo është beqare vetëm për faktin se lidhja nuk i dihet publikisht. Agnesa, është treguar hermetike për jetën e saj private.

Albana Osmani: Albana na ka bërë për vete me çiltersinë, buzëqeshjen dhe transparencën sa i përket karrierës televizive. Mirpo kur vjen puna te jeta personale, Albana Osmai asnjëherë se ka konfirmuar ndonjë lidhje dashurie edhe pse në media mund të ketë të shkruar ndonjë dyshim.

Eranda Libohova-Është një nga artistët më të mira të skenës shqiptare por kur vjen puna te jeta private nuk dim asgjë. Ajo ende deklaron se është singel. Disa gjëra në jetë janë teper të shtrenjta për t’i bërë publike, ndoshta Eranda ka zgjedhur të hesht .

Fundi, fundit lidhjet janë çeshtje zemre dhe secili e ka zgjedhjen e vetë t’i publikojë apo t’i kyç brenda vetes.

/GazetaBlic/

06/14/2020 11:54

Motra i feston ditëlindjen, kështu e uron Agnesa Vuthaj