Cool

Vajza shndërrohet në Kim Kardashian, do të habiteni nga reagimi i njerëzve

11/08/2018 08:53
nga:Natyra

Një femër vendosi që të duket si Kim Kardashian për vetëm një ditë.

Ajo vendosi të pasmet dhe i bëri aq të mëdha sa mezi i mbante. Kësisoj ajo ndaloi në rrugë dhe filloi të shpërndante pica për personat që kalonin, transmeton Indeksonline.

Vajza u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë të mbante të pasmet shumë herë më të mëdha se që kishte normal. Ajo madje tha se e kishte problem t’i mbante pasi lëviznin por që tërhiqte xhinset vazhdimisht.

Sipas saj të kesh të pasme në këtë format është e parehatshme dhe të ulesh.

Ajo tentoi që shumë veshje t’i kishte sikur Kim Kardashian në mënyrë që të ngjasonte sa më shumë.“Fëmijët qeshini dhe prindërit e tyre u bashkuan me ta. Kam ndjerë një spektakël të vërtetë”, ka thënë ajo.

Sipas saj njerëzit nuk ndalonin dot së shikuari, duke ngulitur sytë pikërisht në të pasmet e saj.