Lajme

“Vajza ka ikë nga psikiatria…” – nëna në Pejë raporton rastin në Polici

10/27/2021 08:58
nga:M K

Një vajzë është zhdukur dje në mesditë në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se viktima ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë, konkretisht në repartin e Neuropsikiatrisë.

Viktima raportohet se është larguar nga spitali dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkohë, rasti në polici është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Gjakovë, arrestohen tre persona për posedim të drogës