Sporti

Vajza e vogël e Ronaldos u bë me dhuratë nga “France Football”

12/07/2017 21:30
nga:E.A

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.

Ylli i Real Madridit sërish është shpallur lojtar i vitit sipas revistës së mirënjohur franceze “France Football”.

Pos dhuratës kryesore për futbollistin portugez, ky medium kishte menduar edhe për një dhuratë për të fejuarën e lojtarit, Georgina Rodriguez.

Në fakt, gazeta ka menduar t’i dhurojë një veshje për vajzën e vogël të Ronaldos të pagëzuar me emrin Alana Martina.

Ajo me këtë i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi që i kishin bërë familjes së portugezit.

12/15/2017 14:34

Maradona tregon se cili është futbollisti më i mirë në botë