Showtime

Vajza e Jennifer Lopez, 12 vjeçarja Emme shkruan libër

09/24/2020 21:56
nga:L I

Nëna e saj është një super yll global që ka punuar në industrinë e muzikës për më shumë se 30 vjet, përcjellë GazetaBlic.

Vajza e Jennifer Lopez, Emme Muñiz po futet në botën letrare me botimin e librit të saj për fëmijë, “Lord Help Me”.

12-vjeçarja i tha revistës PEOPLE se ajo nuk kishte shumë frikë të tërhiqej në qendër të vëmendjes pasi performoi me nënën e saj para miliona fansave gjatë shfaqjes së pjesës të parë të Super Bowl në muajin shkurt.

Jo vetëm që Emme këndoi gjatë 10 minutave, ajo gjithashtu ka shkuar në turne me nënën e saj dhe u shfaq në skenë gjatë turneut të Lopez “It’s My Party Tour”.

Kur bëhet fjalë për krijimin e librit, Emme shikoi brenda për të gjetur një temë që kishte më shumë rëndësi – lutjen.

“Unë me të vërtetë shpresoj që fëmijët të jenë në gjendje të mësojnë të luten, të ndajnë librin dhe të përhapin fuqinë e lutjes pasi ta lexojnë atë,” tha ajo.

/GazetaBlic