Lajme

Vajza e gjeneralit të vrarë kërcënon Donald Trump: SHBA dhe Izraeli do të jetojnë ditët më të zeza

01/06/2020 19:08
nga:Gazeta Blic

Vajza e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, të vrarë nga forcat amerikane, i ka dërguar një mesazh të fortë Presidentit të SHBA, Donald Trump.

“SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë ditët më të zeza”, kështu ka deklaruar Zeynab Soleimani, ndërsa ka shtuar se “Zonja Trump, mos besoni se gjithçka ka përfunduar tani që babai im nuk është më”.

Ajo e bëri këtë deklaratë para një turme të madhe iranianësh që morën pjesë në funeralin e gjeneralit Suleimani në Teheran.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre, duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre”, paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, pasi turma brohoriste “vdekje Amerikë”.

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!