Sporti

Getafe – Barcelona, notat e lojtarëve| Leo Messi vazhdon të vlerësohet lartë edhe kur skuadra e tij humb

10/17/2020 23:12
nga:Mergim Rreci

Getafe e ka bërë befasinë e madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 1 me 0.

Me golin e shënuar nga penalltia nga Mata kryeqytetasit kanë triumfuar përballë Leo Messit me shokë, përcjell GazetaBlic.

Ishte kjo një humbje që po e pasyqron më së miri momentin negativ që po kalon klubi në të gjitha aspektet.

Janë publikuar notat e lojtarëve për këtë takim atje ku Leo Messi është vlerësuar përsëri si lojtari më i mirë i ndeshjes, pavarësisht humbjes së Barcelonës. Me notë 7.4 u vlerësua poashtu edhe mbrojtësi i djathtë i Getafes, Suarez.