Lajme

USK nesër shpalos qëndrimin pas përjashtimit të AKA nga EQAR

03/04/2018 21:35
nga:A. R.

Unioni i Studentëve të Kosovës përmes një deklarate për media njofton opinionin se përfaqësuesit e ligjshëm të studentëve, USK, parlamentet studentore dhe këshillat studentor, kanë refuzuar të takohen me ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi derisa të dakordohen për hapat që do të merren pas përjashtimit të AKA-së nga EQAR.

“Ne nuk jemi kundër takimit të tij me studentë, por ata që janë takuar me të nuk paraqesin zërin e studentëve kosovarë. Po u rikujtojmë se USK dhe përfaqësuesit e studentëve të të gjitha universiteteve publike dhe kolegjeve private do të dalin nesër në ora 12 në zyrat e Parlamentit Studentor të UP-së në konferencë për media ku do të shpaloset qëndrimi ynë dhe hapat që do të ndjekim në vijim”, thuhet në njoftim.

07/16/2018 15:29

Agjencinë e Kosovës për Akreditim e pret Auditimi i përgjithshëm, dyshohet për vendime të kundërligjshme!