Fit&Sexy

Ushtrimet më të mira për pjesën e qafës, dhembjet do eliminohen përgjithmonë

11/15/2020 07:13
nga:Sh Xh

Janë ushtrime të thjeshta, ndërkaq për to është e nevojshme t’i ndani vetëm dhjetë minuta.

Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve po përballet me këtë problem, mirëpo është lajm i mirë që ekzistojnë ushtrime të cilat janë të krijuara enkas për pjesën e qafës dhe të cilat gjithmonë mund të eliminojnë tendosjen.

Vetëm pas një jave do të vëreni që intensiteti i dhembjes është zvogëluar, transmeton Telegrafi.

Pos dhembjes së qafës, këto ushtrime do të eliminojnë edhe shqetësimet në pjesën e shpatullave, por do ta përmirësojnë edhe qëndrimin e trupit.

Ky mini-trening do të duhej të bëhej pjesë e rutinës suaj të mëngjesit, ndërkaq instruktorët dhe fiziatrit rekomandojnë që të bëhen së paku 4 herë në javë.

Në video-xhirimin në vijim shikoni se si bëhen këto ushtrime.