Lajme

Ushtria serbe në Karaçevë, Agim Veliu jep detaje për rastin para deputetëve

09/18/2020 16:29
nga:F K

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është duke raportuar përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për hyrjen e xhadarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

“Gjatë muajit të kaluar kemi qenë dëshmitarë të raportimit rreth rastit të hyrjes së forcave serbe në Kosovë. Duke pas parasysh ndjeshmërinë e rastit, unë si ministër, kam adresuar këtë çështje me urgjencë. Bazuar në takimet e mia, raportet e organeve të sigurisë, të KFOR’it dhe të dëshmisë së qytetarëve mund të konfirmohet se me datën 7 gusht rreth orës 17:30 janë vërejtur lëvizje të forcave ushtarake në Karacevë. Fillimisht kemi biseduar me policinë, KFOR-in, këshilltari im ka biseduar disa herë vendin e ngjarjes si dhe me kërkesën e kryeministrit kjo çështje është diskutuar me pjesëtarët e sigurisë kombëtare”, ka thënë Veliu.

Veliu ka konfirmuar se xhandarët serbë kanë kaluar brenda territorit të Kosovës për mbi një 1 kilometër.

“Banorët patën regjistruar patrullimin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. Të njëjtit kanë lëvizuar deri në një 1 km në brendësi të terrtorit të Kosovës. Policisë së Kosovës s’i lejohet në këtë pjesë, por policët përdorën rrugë tjera për të kaluar”, tha Veliu./GazetaBlic

Vazhdon seanca, në interpelancë dy ministra

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

 

10/08/2020 13:54

Agim Veliu ngacmon VV-në: Mos ju ka humbur diçka në aksionin në Karaçevë?