Lajme

Ushtria izraelite paralajmëron banorët e Libanit jugor që të evakuohen

10/03/2024 14:02
nga:N K

Që kur pushtimi i Izraelit në Liban filloi në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në arabisht ka paralajmëruar banorët në dhjetëra vende që të evakuohen.

Në një përditësim të ri, Avichay Adraee po u bën thirrje qytetarëve në 25 zona të tjera – duke përfshirë qytetin e Nabatieh – të shkojnë në veri, shkruan BBC.

“Evakuoni menjëherë nga shtëpitë tuaja”, thotë Adaree në X, pasi renditi fshatrat në rrezik. “Nuk duhet të shkoni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik”.

Nabatieh është kryeqyteti i rajonit Nabatieh dhe një nga qytetet më të mëdha në jug. Vlerësimet e popullsisë së saj varionin nga 60,00 deri në 100,000 para konfliktit.