Lajme

Ushtria hiqet nga diskutimi, LDK flet për zgjedhje, detaje nga tryeza e sotme

05/08/2018 17:24
nga:A. R.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur është hequr nga pikat e rendit të ditës, në tryezat politike që kanë filluar të organizohen nga spektri politik në vend.

Kjo pasi për formimin e ushtrisë sipas krerëve politik, konsensusi ekziston, dhe vendimi për të varet nga faktorë tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Blic përfaqësuesi i AKR-së në tryezën e sotme politike, Vesel Makolli.

Ai ka thënë Gazetës se është marrë vendimi për largim të kësaj teme nga diskutimet meqenëse për të pajtohen krerët politik kosovarë, por se vendimi nuk merret direkt nga ta.

“Po edhe ushtria ka qenë në pikat e bisedimeve mirëpo meqenëse ushtria edhe me pas konsensus, që edhe ka, janë tjerë faktorë që vendosin për të. Kështu që në fund të tryezës u tha që ushtria të hiqet si temë nga këto tryeza” ka thënë Makolli

E në këtë tryezë, e dyta me radhë, Lidhja Demokratike e Kosovës hapi temën e zgjedhjeve, ashtu siç edhe kishte thënë.

Përfaqësuesit e LDK në këtë takim në fjalën e tyre, kanë deklaruar se kjo Qeveri nuk i ka numrat dhe se është jo kredibile për të marrë vendime të interesave nacional.

Megjithatë sipas Makollit, LDK nuk ishte insistuese në këtë temë, dhe se asnjë parti tjetër nuk foli për këtë çështje.

“Vetëm LDK ishte ajo qe e hapi temën e zgjedhjeve, theksoi se Qeveria nuk i ka numrat dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje por të tjerët nuk e përmenden këtë temë. LDK e tha por nuk këmbënguli në këtë temë” ka thënë Makolli.

Vesel Makolli Zëvendës President dhe Sekretar i përgjithshëm i AKR-së

Ai ka treguar se gjithashtu u dha një propozim që të formohet një grup punues që do përgatit materialin paraprak të takimeve dhe jo të bëhet add hoc sikurse në këto takime.

Në këtë takim është vendosur ky grup të përbëhet nga shefat e grupeve parlamentare dhe se ata do të përgatitet më së pari tekstin.
Makolli ka theksuar se me radhë i ka takuar VV-së që ta organizojë tryezën e radhës mirëpo që VV nuk ishte prezentë në takim, andaj sipas gjitha gjasave do ta organizoj dikush tjetër.

Ndërsa në takimet e radhës të partive politike do të caktohet vetëm një temë, diskutimi.

“Tryezën e ardhshme isht dasht me ba VV-ja sipas radhës mirëpo meqenëse ata nuk erdhën, dhe nëse nuk don ajo e bon tjetër kush, kështu që ne do zgjedhim një temë të vetme që ta diskutojmë në tryezë dhe jo 4 ose 5 tema përnjëherë” ka thënë Makolli për Gazetën Blic.

Makolli ka thënë se AKR në parim mbështet të gjitha çështjet që janë në interes të Kosovës./GazetaBlic/

11/21/2019 15:57

Nënkryetari i LDK: Me VV i bisedojmë pozitën e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të Kryeministrit