Lajme

Ushtria duhet të formohet këtë vit

02/14/2018 07:29
nga:M H

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që në këtë përvjetor jubilar të shpalljes së pavarësisë ta përshpejtojnë procesin e transformimit të FSK-së.

Kastrati në një intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se institucionet e Kosovës së bashku me NATO-n dhe palët tjera duhet të ulen dhe ta trajtojnë një strategji e cila parasheh formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është bërë nevojë e kohës.

Ish-komandanti i FKS-së ka theksuar se me formimin e Forcave të Armatosura, me rinimin e Policisë së Kosovës dhe me profesionalizimin e mëtejmë të Inteligjencës, sfidat në fushën e sigurisë do të jenë shumë më të lehta.

 

 

11/19/2018 22:49

Dimri sapo ka filluar, këto janë temperaturat për nesër