Mbeturinat dhe rrënojat e sulmit iranian po i pastrojnë me buldozerë.
Por, ushtarët amerikanë ende nuk po mund të besojnë si arritën t’u shpëtojnë gjashtë raketave balistike, të cilat u hodhën me urdhër të Tehranit në drejtim të tyre në kampin e Irakut, njofton Klan Kosova.
Nata e tetë janarit, për shumë nga ushtarët e Amerikës u mendua si e fundit e jetës së tyre.
Të gjithë ushtarët shpëtuan gjallë pasi ishin strehuar në një bunker.