Lajme

USAID fton artisët e rinjë të dërgojnë vepra arti

08/13/2019 13:23
nga:Gazeta Blic

USAID në Kosovë, ka kënaqësinë të ftojë artistë të rinj të dërgojnë vepra arti për fushatën “Imagjinoni Kosovën”.Si e imagjinoni ju Kosovën? 

Qëllimi i fushatës është të portretizojë zhvillimin pozitiv të Kosovës përgjatë dekadës së ardhshme.

Format e pranueshme për dorëzim të veprave janë: piktura, fotografi dhe dizajne grafike.

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë një email të interesit së bashku me veprën e bashkangjitur në [email protected], ose të dorëzojnë një kopje në:
Zero Pozitive Publicis, rr.Filip Shiroka nr. 27, 10000 Prishtinë.

Së bashku me veprën e artit, aplikantët duhet të shkruajnë historinë pas veprës dhe kontaktin e tyre. Propozimet duhet të pranohen jo më vonë se data 19 Gusht 2019.
Propozimet që përmbushin qëllimin e fushatës, tregojnë historinë më të mirë dhe ofrojnë cilësinë më të mirë artistike do të përzgjedhen. Punët e përzgjedhura do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës, e cila do mbahet në fund të gushtit. Veprat e përzgjedhura gjithashtu do të paraqiten në një libër si botim special për përdorim dhe shpërndarje nga USAID.

Procesi i përzgjedhjës do të bëhet përmes bashkëpunimit të USAID dhe Zero Pozitive.