Showtime

Urimi prekës i Klea Hutës në një mujorin e lindjes së djalit

07/04/2020 14:49
nga:L I

Çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë me datë 4 Qershor të këtij viti.

Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Krid.

Sot është bërë një muaj që nga ardhja e tij në jetë dhe moderatorja i ka bërë dedikimin më të bukur.

Klea ka publikuar një foto të duarve të vogëlushit në Instastory dhe shkruan se ai iu ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

“O Krid i mamit, sot një muaj erdhe në jetë dhe na e ndryshove atë përgjithmonë, kryevepra jonë. Nuk më besohet që të mbaj në krahë e kujdesem për ty prej një muaji. Ti je i vogël e nuk kupton gjë, por mami ka shumë lumturi që do ta ndajë me të gjithë i vogli im, dora ime vogël, era ime e mirë! Edhe 100 vite o jetë e imja! Të dua mam!”, ka shkruar ajo.