Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa janë në kërkim të një deputeti të vetëm, që do të mund të siguronte kuorumin për seancën e sotme që është thirrur në orën 17:00, për t`u votuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Dy emrat që janë përmendur se mund të bëjnë kuorumin janë Adem Hoxha e Fadil Gashi, që të dy deputet që janë në kuadër të Listës Serbe.
Gazeta Blic ka folur me zyrtarë të lartë të këtij subjekti serbe, por që ata kanë qenë të prerë se as kourum e as votë për Vjosa Osmanin nuk do të këtë nga kjo parti.
“Lista Serbe ka qëndrim të qartë, nuk i bëjmë kuorumin e as nuk do të ketë votë nga ana jonë për kandidaten për presidente të Kosovës Vjosa Osmani”, ka thënë për Gazeta Blic një zyrtar i lartë i Listës Serbe në kushtete anonimiteti.
Pavarësisht se tashmë Fadil Gashit i është plotësuar kërkesa e tij nga ana e kryeministrit Albin Kurti i cili ka emëruar një zëvëndës minsitër që kishte kërkuar Fadil Gashi.
“Kjo pak e hiç pothuajse nuk ka rëndësi cfarëdo kushte që ofron partia fituese, Lista Serbe është e prerë nuk e bëjmë kourumin për seancën e sotme” , ka thënë ky zyrtar i Listës Serbe.
Sipas tij, “çfardo” ofertë që do të vinte nga Albin Kurti apo Vjosa Osmani për këtë, nuk do të dëshiron as të dëgjoj “bossi” i Listës Serbe Milan Radojçiç.
Ushtruese e detyrës së shefit të GP të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Ksuari – Lila gjatë ditës së sotme ka thënë se janë në bisedime me disa deputet në mënyrë që ata të binden për krijimin e kourimit por ndoshta edhe votën e tyre PRO Vjosa Osmanit.
Është permendur deputeti i PDK Xhavit Haliti si deputeti i 80-të që do të krijonte kourimin por Kusari Lila ka thënë se nuk kanë biseduar me të për këtë çëshjte.
Kusari-Lila: S`është Xhavit Haliti, po bisedojmë me disa deputet të tjerë – GazetaBlic