Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin me kundërkandidët sonte, ai ka thënë se nëse e merr besimin e qytetarëve do të mbahet mend si Kryetar që i ka mbajtur premtimet.
“Qytetarët e Prishtinës do të më mbajnë mend për mbajtjen e premtimeve dhe realizimin e të gjithë programit që kam paraqitë. Do të mbahem mend për një kryetar që i ka bashku qytetarët dhe nuk i ka nda ata në bazë të vijave partiake. “, ka thënë Ismaili.
Më tej, ai ka thënë se nuk secili projekt konkret do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, duke i pyetur ata dhe më pasë duke i mbështetur konkretisht.