Lajme

Uragani Ofelia pritet ta godas nesër Britaninë e Madhe, me erëra tepër të fuqishme

10/15/2017 17:06
nga:M H

Britania e Madhe pritet të goditet nesër nga erëra me shpejtësi prej 129 kilometër për orë, e që llogariten të jenë më të fuqishme dhe më e keqe në 21 vitet e fundit.

Zyrtarët kanë thënë se uragani Ofelia është parashikuar të jetë më i fuqishëm se uragani Katia i vitit 2011, i cili kishte shkaktuar dëme të mëdha duke shkaktuar edhe disa vdekje, transmeton Indeksonline.

Këtë stuhi e ka parashikuar AccuWeather, si parashikuesi i dytë më i madh tregtar në botë.

Ofelia pritet të godas Britaninë e Madhe nesër pikërisht 30 vjet pas Stuhisë së Madhe të ndodhur në vitin 1987, ku la të vdekur 22 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha prej 2 miliardë funta.

11/14/2017 19:15

Britania e Madhe kërkon serish ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut