Turizem

Ups! Teknika e re e AI do të tregojë kur njerëzit gënjejnë

03/26/2024 15:56
nga:N K

Studiuesit janë duke zhvilluar një mjet të ri për të ndihmuar programet e inteligjencës artificiale (AI) t’i verifikojnë faktet që i thonë njerëzit, në mënyrë që të detektohen gënjeshtrat mbi të dhënat e tyre personale.

Sipas artikullit të publikuar në Techxplore, mjeti i ri do të shfrytëzohet për njerëzit në shumë fusha. Në mënyrë të veçantë, parametrat e rinj të trajnimit fokusohen në njohjen dhe llogaritjen e stimujve ekonomikë të përdoruesve njerëzorë. Me fjalë të tjera, AI po trajnohet për të njohur rrethanat në të cilat një përdorues njerëzor mund të gënjejë për të përmirësuar rezultatet e tyre.

“Programet e AI përdoren në një gamë të gjerë kontekstesh biznesi, të tilla si ndihma për të përcaktuar se sa e madhe është vlera e një kredie që mund ta përballojë një individ…Këto programe të inteligjencës artificiale në përgjithësi përdorin algoritme matematikore të udhëhequra vetëm nga statistikat për të bërë parashikimin e tyre. Por, programi është se kjo qasje krijon stimuj që njerëzit të gënjejnë, në mënyrë që ata të mund të marrin një kredi”, thuhet në studim.

Studiuesit amerikanë të Karolinës së Veriut kanë thënë se po shohin mundësi për t’i rregullat algoritmet e inteligjencës artificiale “në mënyrë që përllogaritja e të dhënave nga individët të jenë të sakta”. Inteligjenca artificiale pritet të shfrytëzohet edhe në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftim të informatave të rreme dhe propagandës. /Top24