Lajme

Universum lanson Blockchain Institute dhe kursin e parë në këtë fushë

02/13/2018 17:25
nga:Gazeta Blic

Blockchain dhe Kriptovalutat janë bërë jashtëzakonisht të rëndësishme vitet e fundit dhe besohet se deri tani mijëra kosovarë kanë investuar në Kriptovaluta, e kjo pasi Teknologjitë e reja në të vërtetë mund të jenë në gjendje t’i drejtojnë ata njerëz drejt përdorimit më të mirë të parave të tyre, e këtë duke ulur koston për transaksionet financiare të një grupi të vogël njerëzish.

Kolegji Universum, si qendër e inovacionit dhe e teknologjive të reja, me 6 Mars po lanson Institutin e parë në Ballkan për Blockchain dhe Kriptovaluta. Blockchain Institute është një institut i cili merret me hulumtime, trajnime, krijim të produkteve të reja dhe rrjetizim në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave.  Ky Institut mbikëqyret nga një Bord Ndërkombëtar Këshilldhënës me emra eminent siç janë: Prof. Bill Buchanan, OBE, Profesor në Edinburgh Napier University dhe në listën e 50 njerëzve më me influencë në fushën e Blockchain në botë; Dr. Shermin Voshmigir, Themeluese e BlockchainHub dhe Cryptoeconomics Institute, në Vienna University of Economics; Sally Eaves, Këshilltare në fushën e Blockchain dhe Teknologjive të reja.

Fillimisht do lansohet një kurs i cili ligjërohet nga Ermal Sadiku dhe Valdrin Dervishaj ndërsa së shpejti do të lansohen tri Diploma Profesionale në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave.

Ky kurs i cili fillon me 6 Mars, do zhvillohet në Kampusin e Kolegjit Universum, çdo javë nga dy orë por mund të ndjeket edhe krejtësisht online. Aplikimi për këtë kurs mund të bëhet edhe online, duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të kursit ju do të çertifikoheni direkt nga Blockchain Institute.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në: [email protected], përmes telefonit: +377 (0) 44 144 062 ose vizitoni zyret që gjinden në objektin e Beni Dona-së në Ulpianë.