Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” merr vlerësim të mirë në raportin e auditimit të përgjithshëme për vitin 2017

06/08/2018 21:09
nga:Gazeta Blic

Sot ZAP ka publikuar raportin e auditimit të përgjithshëm për vitin 2017 për universitetet publike dhe vetë MASHT-in, ku në këtë raport Universiti “ Haxhi Zeka “ në Pejë del të jetë larg i dallueshëm nga Universitet tjera publike sa i përket menaxhimit financiar, llogaridhënies dhe profesionalizmit.

Për kunder faktit se ky institucion është themeluar para 7 viteve po del të jetë mjaftë serioz në realizimin e objektivave që parashihen me statutin e këtij Institucioni.

Edhe pse në periferi të Kosoves ky Universitet së fundi, ishte renditur në nga “Webometrics” (http://www.webometrics.info/en/world?page=4) në janar të këtij viti, për 636 vende më lartë që nga listimi i fundit në këtë platformë në korrik të vitit 2017.

Të kontaktuar zyrtar nga Menaxhmenti i këtij institucioni lidhur me këtë raport theksojnë se kjo është diçka e pritshme duke pasur parasysh angazhimin e të gjitha gjeneratave të reja dhe regjionit të këtij vendi t’i sjellin një brend më të cilin do të krenohen të gjithë.