Lajme

“Uniteti” ndërprenë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në Vushtrri, shkak mos nënshkrimi i kontratës së re

07/21/2019 22:58
nga:Gazeta Blic

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti” ka vendosur ta ndërprej shërbimin e grumbullimit dhe heqjes së mbeturinave në qytetin e Vushtrrsë.

KRM “Uniteti” deri tek ky vendim ka ardh si rezultat i refuzimit të vazhdueshëm të komunës së Vushtrrisë për nënshkrimin e marrëveshjes/kontratës së re.

“Ky vendim është i bazuar edhe në Vendimin e Bordit të Drejtorëve të datës 05.07.2019, ku thuhet se toleranca e ofrimit të shërbimeve për komuna dhe institucione tjera pa kontratë ose marrëveshje është 15 ditë pune, përderisa KRM “Uniteti” është pa marrëveshje me komunën e Vushtrrisë prej datës 01.07.2019″, thuhet në njoftimin e kompanisë “Uniteti”.

Në njoftim po ashtu thuhet se njëra prej arsyeve që ka ardhur deri te kjo situatë e pakëndshme, është edhe fakti se udhëheqja komunale e Vushtrrisë po bën përpjekje të vazhdueshme për ndërhyrje politike në KRM “Uniteti”.

“Në momentin që do të nënshkruhet marrëveshja e re, KRM “Uniteti” do të vazhdoj ofrimin e shërbimeve në mënyrë efikase dhe profesionale”, përfundon njoftimi.

Bordi i “UNITETIT” merr vendim: Vushtrrisë ia ndalë shërbimin nëse deri të premten nuk nënshkruhet marrëveshja