Sporti

United ishte afër Bonnucit, u vonua me ofertën

09/14/2018 14:52
nga:M K

Leonardo Bonnuci ishte njëri nga më të përfolurit e afatit kalimtar që e lamë pas.

Ai u rikthye në Juventus pas një viti të kaluar në San Siro te Milani, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo tani vazhdojnë të dalin prapaskenat e merkatos. Mbrojtësi italian ishte i kërkuar edhe nga Manchester United.

Jose Mourinho e pëlqen tejmase lojtarin, andaj edhe e ka kërkuar me ngulm futbollistin.

Por mediat nga Apeninet raportojnë se anglezët ishin vonuar për pak para se t’a bëjnë ofertën zyrtare.

Mbetet të shihet nëse në afatet tjera, 20 herë kampionët anglez do të tentojnë sërish t’a blejnë lojtarin.

/GazetaBlic/