Sporti

Union Berlin – Werder Bremen, Milot Rashica merr një lajm të hidhur!

09/12/2019 17:04
nga:Lorik J

Milot Rashica mund të bëjë rikthimin e tij kundër RB Leipzig javën e ardhshme.

Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica është lënduar në humbjen 1-3 të klubit të tij ndaj Fortuna Düsseldorf në ndeshjen e xhiros së parë, raporton GazetaBlic.

Sipas Bild, Rashica nuk do të luajë ndaj Union Berlin të shtunën, por ai duhet të kthehet për takimin e javës tjetër me Leipzig në Weserstadion.

“Milot do të kthehet i pari”, tha trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt kur u pyet në lidhje me listën e gjatë të lëndimeve të klubit, i cili përfshin gjithashtu lëndimet e Omer Toprak, Milos Veljkovic dhe Sebastian Langkamp.

/GazetaBlic/