Reperi shqiptar Viktor Palokaj i njohur ndryshe si “Unikkatil” ka paralajmëruar një projekt muzikor me videoklip, shkruan GazetaBlic.
Një gjë të tillë ai e bëri të ditur gjatë një interviste për emisionin “Prive” të Klan Kosovës, ku mohoj se është kundër realizimit të këngëve me videoklip. “Nuk jom kundër asaj me bo videoklip, shumë e mundshme, pse jo”, shtoi reperi shqiptar.
“Unikkatil” Karrierën e tij muzikore e filloj në vitin 1992, ajo se çka veçohet te ky reper është se të gjitha këngët i ka pa videoklip në krahasim me reperat e tjerë dhe ka një numër të madh shikimesh në YouTube.
Ai ka 5 albume, albumi i tij i parë është “Shihemi në përkujtime“i lansuar në vitin 2002, në vitin 2004 “Fjalët e pavdekshme“,në vitin 2005 “The Bloody Alboz”, në vitin 2006 “Armiqt suprem“dhe “Kanuni i Katilit” në vitin 2007.
Secili prej teksteve të këngëve janë të shkruara nga vetë Unikatili, dhe çdo këngë e tij përmban një mesazh të rendësishëm në vete.
Reperi, bëri një pauzë të gjatë deri me 22 mars ku erdhi në bashkëpunim me këngën “A po e sheh” me anëtarët e grupit TBA, Don Phenom dhe Miloti, që u prit mjaft mirë nga fansat e këtij grupi, kjo këngë arriti 3 milionë shikime në YouTube që nga data e publikimit.
Kënga e fundit e reperit është “Një milionë rrugë” e publikuar me 15 prill, që ka arritur 4 milionë shikime në kanalin zyrtar në YouTube./GazetaBlic/