Showtime

Unikkatil feston ditëlindjen, ja sa vjeçar po bëhet reperi

03/18/2017 10:43
nga:R A

Me muzikën e tij, Viktor Paloka, ka shkruar histori në diskografinë shqiptare dhe ky është një fakt i pakontestueshëm.

Tekstet e tij shoqëruan fansat që prej viteve të 90-ta kur fliste për gjenocidin serb në Kosovë dhe trajtimin e padrejtë për të vazhduar me hite që edhe në ditët e sotme zënë një vend të veçantë në hip-hopin shqiptar.

Njeriu që shkroi histori të këtij lloji të muzikës, sot feston ditëlindjen. Unikkatil, i lindur në Prishtinë në vitin 1981 sot mbush plot 36 vite jetë.

Urimet për reperin nuk kanë munguar nga fansa, familjarë e miq që për Viktorin dëshirojnë edhe shumë vite tjera. Urimeve i bashkangjitemi edhe ne me shpresë që edhe në dekadat në vijim, Unikkatili do pasurojë muzikën shqiptare në atë që di të bëj më së miri – hip hopin

10/16/2018 16:16

Jo vetëm vajzat, ky lajm për Unikattil-in na bënë ende më krenar gjithë shqiptarëve