Showtime

Unikatil e Mozzik shkaktojnë ‘tërmet’ në këngën e tyre të re

07/21/2019 19:07
nga:Y Ramadani

Reperi i njohur, Viktor Palokaj apo siç njihet me nofkën e tij ‘Unikatil’ ka lansuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Mozzik, shkruan GazetaBlic.

Para pak kohësh, këngëtari nga Ferizaji, Mozzik, ka paralajmëruar se sot do të publikohet kënga e tyre, e cila pritet të jetë super hit për këtë sezonë.

Kënga titullohet ‘Shqiptar’, ku në disa pjesë të tekstit Mozzik këndon edhe në gjuhën gjermane.

Dyshja nuk ka pasur asnjë kontakt deri më tash, por tani kanë arritur ta finalizojnë një projekt muzikorë, ku edhe kjo ka qenë një ndër ëndrrat e Mozzikut, dhe siç duket i’u është plotësuar ëndrra e tij.

/GazetaBlic/.