Opinion

“Unë e mbyta vajzën”

12/29/2018 10:26
nga:Adriatik Kelmendi

Çdo e dhjeta shtatzëni në pritje të lindjes së foshnjës femër përfundon me atë që mund të përshkruhet në statistikat që flasin për gjinicid.

Në Kosovë i vrasim vajzat për shkak se janë – vajza. Ose, edhe më keq, nuk i lejojmë as të vijnë në jetë, për shkak se janë – vajza

SA FËMIJË I KI?

Njo e kam!

E çika a ki?

Po, valla, tri!

Mund të tingëllojë e çuditshme, por këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë huqje gjuhësore. Ka të bëjë me huqje truri. Biseda të këtilla do të ketë pasur mundësi secili të dëgjojë në Kosovë, sidomos në rrethet rurale të vendit.

Djali, duke u parë si trashëgimtar i “linjës së gjakut”, është mbajtur edhe si i denjë për të mbajtur epitetin e fëmijës. Vajzat, duke qenë se do të martohen “në derë të huaj”, në disa familje nuk janë trajtuar si fëmijë të mirëfilltë.

Gjithsesi, ka të atillë që kur i lexojnë këto fjali do të mundë të kundërshtojnë. Të thonë se kjo nuk është e vërtetë. Se është një arkaizëm, i cili nuk mund të shfaqet në shoqërinë tonë edhe në ditët e sotme.

Madje mund të ketë edhe të atillë, të cilët mund të akuzojnë se kjo është një njollë të cilën na e kanë vënë të huajt për të na paraqitur si të prapambetur.

Natyrisht, do të ishte shumë më e lehtë sikur të ishte vetëm keqkuptim, ose tendencë qëllimkeqe. Fatkeqësisht, e kundërta sot provohet statistikisht.

Në Kosovë i vrasim vajzat për shkak se janë – vajza. Ose, edhe më keq, nuk i lejomë as të vijnë në jetë, për shkak se janë – vajza.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.