Euro2024

Unai Simon do të operohet pas përfundimit të Euro 2024

06/17/2024 14:37
nga:E K

Portieri i Athletic Bilbaos dhe i Kombëtares së Spanjës, Unai Simon, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni pas Kampionatit Evropian në Gjermani, ka zbuluar vetë ai.

Simon ka disa muaj që ka probleme me kyçin e dorës dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni për t’u rikthyer në gjendje më të mirë, transmeton GazetaBlic Sport.

Do të operohem pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Më pas do të shihet koha sa do të jem larg fushave. Është diçka që nuk dua t’i kushtoj shumë rëndësi. Kjo nuk më pengon të luaj, është vërtetuar gjatë sezonit, kështu që do të vazhdoj të mendoj për ndeshjen me Italinë”, shpjegoi Unai Simon.

Në fund të sezonit do të bëj një operacion. Nuk më shqetëson aspak, nuk e mendoj. Shpresoj pas datës 14 korrik. Nuk do të flas më për kyçin e dorës“, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/