Cult

Uma Thurman është aktorja e radhës që flet për ngacmimet seksuale në Hollywood

02/03/2018 21:45
nga:M H

Uma Thurman është aktorja e radhës që merr guximin të rrëfejë disa episode ngacmimesh seksuale nga ana e producentit Harvey Wienstein.

Në një intervistë për “New York Times”, aktorja e “Kill Bill” ka rrëfeu incidentet e ndodhura me producentin, mes të cilave edhe një takim në një dhomë hoteli në Paris, ku pas një zënke në lidhje me skenarin, ai e ftoi në sauna.

Thurman thotë se fillimisht nuk u ndie e kërcënuar. Por më pas, Weinstein e sulmoi.

“Ai më uli poshtë. U përpoq të zhvishej. Bëri shumë gjëra të pakëndshme. Më detyroi. U ndjeva si preja që lufton me egërsirën. U përpoqa ta ktheja “trenin” në binarët e mi, jo të tijtë”, tregon ajo.

Ajo thotë se pak kohë më vonë u përball sërish më producentin dhe ia hapi bisedën për atë çfarë kishte ndodhur në dhomën e hotelit në Paris. Nëse përpiqesh t’ia bësh dikujt tjetër atë që më bëre mua, do të humbasësh karrierën, reputacionin dhe familjen. Për këtë të jap fjalën”, i tha ajo.

Por për Weinstein, ky kërcënim nuk kishte asnjë rëndësi. Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi, por aktorja nuk pranon të japë detaje, duke e përshkruar thjesht si “drithërues”. Thurman thotë se producenti e kërcënoi se do ta pengonte në karrierën e saj.

Ndërsa Weinstein, i pyetur në lidhje me këto takime me aktoren, ka folur përmes një zëdhënësi.

“Zoti Weinstein e pranon se ka bërë hapin e parë me zonjën Thurman në Angli, por thekson se kjo ka ndodhur për shkak se i ka keqkuptuar sinjalet e saj. Ai kërkon falje”, thuhet në deklaratë, ku mohohet kërcënimi për shkatërrim karriere.

Thurman thotë se Weinstein arriti të shkonte aq larg sepse ishte i sigurt se asnjë prej femrave që u bënë viktima të tij nuk do të mund të ngrihej dot në pozicionin e akuzueses, që nis një betejë ligjore.

Thurman është shprehur se në vitin 2001, pasi e vuri në dijeni regjisorin Quentin Tarantino, me të cilin ka bashkëpunuar për shumë filma, në lidhje me ngacmimet e Weinstein, mes të dyve pati një përballje. Producenti u ndie në faj dhe i kërkoi falje aktores.

 

 

08/30/2017 13:50

Ky ‘yll’ Hollywood-i sapo dhuroi 1 milionë dollarë