Sporti

Ultrasit e PSG-së paralajmërojnë Neymarin

09/14/2019 23:35
nga:M K

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura gjatë afatit kalimtar të verës.

Fjala është për yllin e PSG-së, Neymar, i cili gjatë verës kërkonte largimin nga “Parku i Princave”, shkruan GazetaBlic.

Braziliani lidhej me një rikthim të mundshëm në Spanjë, ku e prisnin dy gjigantët, Barcelona e Real Madrid, por që marrëveshja mes kampionëve francezë dhe klubeve nga gadishulli Iberik, nuk u arrit.

Fillimisht, lojtari ishte përjashtuar, me ç’rast stërviste i vetëm, por me të kuptuar se nuk do të shitej, u kthye me bashkëlojtarët.

Ndërkaq, kanë qenë tifozët ultras të PSG-së që e kanë paralajmëruar atë, se tani duhet të përqendrohet që t’i fitojë zemrat e tifozëve.

Mbetet të shihet nëse ish-ylli i Barças e Santosit do t’ia arrijë këtij qëllimi.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit