Sporti

Ukraina merr vendimin për stadiumin, ndeshjet do të luhen në Spanjë

12/11/2025 22:10
nga:Mergim Rreci

Federata e Ukrainës ka vendosur që ndeshjet e “play off”-it të Botërorit 2026 t’i zhvillojë në Spanjë, në stadiumin “Ciutat de València”, impiant i Levantes.

Kjo është një surprizë, pasi Ukraina zakonisht ka luajtur jashtë vendit në Poloni për shkak të situatës së luftës. Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars kundër Suedisë. Nëse kalon më tej, Ukraina do të përballet më 31 mars me fituesin e çiftit Poloni–Shqipëri.

Edhe në rast humbjesh, takimet do të zhvilloheshin në të njëjtin stadium si pjesë e një miqësoreje të detyrueshme.

Stadiumi merr rreth 26 mijë spektatorë dhe është konsideruar zgjedhja më e përshtatshme nga Federata Ukrainasë. UAF ka miratuar tashmë marrëveshjen dhe e ka njoftuar UEFA-n për vendimin.