Lajme

Uk Lushi i bën thirrje Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke e mbyllur Ministrinë e Diasporës

12/01/2019 21:07
nga:B. D

Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar në lidhje me shkrirjen e Ministrisë së Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbyllja e kësaj ministrie përveçse është kafshim i dorës që e ka ushqyer, është edhe gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike dhe kombëtare

Lushi ka bërë thirrje nga Kurti që të mos e bëjë një gabim kaq të rrezikshëm me mbylljen e kësaj ministrie e cila ndihmoi atë ta fitoj mandatin e tij për kryeministër.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

I bëj thirrje publike Albin Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke na e mbyllur Ministrinë Diasporës.

Albin Kurti sot nuk do të ishte mandatar pa Diasporën dhe çnderimi dhe goditja që do të na bëhet duke na mbyllur Ministrinë është gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike dhe kombëtare.

Nuk ka nevojë të përmenden arsyet dhe faktet e shumta pse Diaspora Ministrinë e ka fituar vetë dhe e meriton. 20-25% e GDP-së së Republikës së Kosovës vjen nga Diaspora. Remitancat që i dërgojmë në Kosovë janë 40-45% e buxhetit të shtetit. Linja buxhetore dhe kostot për Ministrinë e Diasporës mbulohen 100% vetëm nga pagesat konsullore që i bëjmë ne Diaspora për shërbimet në konsullata dhe ambasada të Republikës së Kosovës. E të mos flasim për kthimin në investim kundër asimilimit dhe kontributit të shumëanshëm që bëjmë.

Albin Kurti– mos ja fillo me gabim të rrezikshëm dhe mos e dëno Diasporën! Kursimi i 1% të mëditjeve që qeveritarë dhe kuvendarë që bëni për shëtitje jashtë shtetit është më shumë se gjoja kursimet që do të bëni duke e vrarë Ministrinë e Diasporës.

Albin Kurti– mos lejo të të manipulojnë duke na ulur nivelin e lidhjes së Diasporës me atdheun tonë. Mos i dëgjo idiotët. Diaspora nuk do ta pranojë nënçmimin dhe dënimin. Trego që je patriot në vepra dhe mos na e mbyll derën sepse shpejt do ta shohish që ti dhe krejt politikanët do të keni nevojë të trokisni në dyert e Diasporës.

Albin Kurti– mos na e merr Minsitrinë që e kemi fituar me gjak, djersë, dhimbje dhe angazhim monumental. Ministrinë që e meritojmë! Albin Kurti– mos bëj çfarë nuk ka bërë asnjë shqiptar deri më sot duke hedhur Diasporën pas dere! Albin Kurti trego që je patriot dhe na lejo të jemi pjesë e barabartë e mëmedheut!

Jam me shpresë që do të reagosh dhe vendosësh shpejt dhe nuk do të gabosh rëndë që në fillim!

I bëj thirrje publike Albin Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke na e mbyllur Ministrinë Diasporës. Albin…

Publiée par Uk Lushi sur Dimanche 1 décembre 2019

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!