Nga partia që e drejton kryeministri Kurti, thonë se Asociacioni nuk është pranuar, raporton Gazeta Blic.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani ka theksuar për emisionin “Expose”, se po të ishte pranuar Asociacioni nga Kurti, ko çështje tani do të ishte mbyllur.
“Është e vërtetë që ka pasur gatishmëri nga kryeministri Kurti që të ketë një marrëveshje në atë ditë në atë takim, por janë edhe kushtet dhe propozimet nga ana jonë, të cilat janë konstruktive dhe nuk bien ndesh as me kushtetushmërinë e që as nuk cenohet asnjë e drejtë e Republikës së Serbisë”, thotë ajo.
“Duhet pasur qartë që kjo çështje po mbahet peng njëanshëm dhe ne jemi të hapur dhe të gatshëm që të kemi një marrëveshje finale që të kemi njohje nga ana e Serbisë, ndërsa që në anën tjetër kemi kërkesat nga ana e Serbisë ku kryefjala është Asociacioni, gjë që ne jemi të qartë në këto qëndrime, por ne nuk jemi asnjëherë të gatshëm që të nënshkruajmë dhe ta bëjmë hapin para me ato marrëveshje që nuk përkojnë me kushtetushmërinë e vendit tonë.
Është viti i tretë i qeverisjes dhe nuk ka ndryshim, ani pse ka zëra nga opozita se asociacioni është nënshkruar dhe është pranuar nga kryeministri Kurti por nuk është pranuar sepse po të ishte pranuar kjo çështje do të ishte mbyllur deri më tani”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.