Cult

Ujdi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prishtinës

04/26/2018 16:16
nga:D.I

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) lidhur me zhvillimin e pjesës së projektimit, ekspertizës dhe mbështetjes që të bëhet mbrojtja, promovimi dhe konservimi i trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës.

Bëhet e ditur se qëllimi i kësaj ujdie është projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të Prishtinës, hartimi i planit të konservimit për Qendrën Historike të Prishtinës ku do të përcaktohen kufijtë e Qendrës dhe të ofrohet mbështetje e përgjithshme në fushën e trashëgimisë kulturore përmes projekteve që lidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës, si dhe në projektet që ndërlidhen me turizëm, arkitekturë dhe historik në qytet.

05/18/2018 07:34

Komuna e Prishtinës bëhet edhe me tri drejtori të reja